11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

​Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për transferimin e Higuainit

Chelsea e ka arritur marrëveshjen me Juventusit për ta transferuar sulmuesin Gonzalo Higuain gjatë afatit kalimtar të janarit. Marrëveshja për huazimin e argjentinasit në Milan deri në fund të këtij sezoni do të ndërpritet në gjysmë.

Sipas marrëveshjes së arrirë, Chelsea do të duhet t’i shpenzojë 36 milionë euro për ta blerë Higuainin pasi të përfundojë marrëveshja për huazim për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton prishtinapress.eu

Në marrëveshje përfshihen edhe një numër i madh i bonuseve, të cilat do t’i paguhen Juventusit në bazë të paraqitjeve të Higuainit dhe numrit të golave që argjentinasi arrin t’i shënojë brenda periudhës në Chelsea.

Edhe vet Higuaini e dëshironte këtë transferim pasi që ai donte të ribashkohej me ish-trajnerin e tij në Napoli, Maurizio Sarrin, i cili tani e drejton klubin londinez. E tani duket se kjo dëshirë do t’i plotësohet argjentinasit.

Megjithatë, ai duhet të presë edhe pak për këtë transferim, pasi që drejtuesit e Chelseat nuk dëshirojnë ta kompletojnë këtë marrëveshje derisa të merret ndonjë vendim për të ardhmen e Alvaro Moratës.

Atletico Madridi mbetet klubi favorit për ta transferuar sulmuesin spanjoll të Chelseat, i cili nuk është i kënaqur aspak në Stamford Bridge dhe ka pranuar edhe ulje page vetëm për të kaluar në Atletico.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img