7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

2 milionë euro – vlera e mallit nga Serbia dhe Bosnja që u lirua nga taksa 100%

Në mbledhjen e fundit, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë importuar deri me datë 21 nëntor 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar lirohen nga taksa 100 përqind.

Sipas të dhënave të raportit të cilit Ministria e Financave ia ka përcjellë kabinetit qeveritar e të siguruar nga kallxo.com rezulton se vlera e mallit që nuk do t`i nënshtrohet taksës doganore prej 100% kap shirën mbi 2 milionë euro.

“Mallra-stoqe me origjinë nga Serbia dhe Bosnja me datë 11.01.2019 janë ne vlerë prej 2,071,981.84 €, taksa të pezulluara 431,235.88 €. Mallra këto të importuara para datës 21.11.2018, vendimi 01/76 datë 21.11.2018 për masën mbrojtëse prej 100%”,  thuhet në këtë raport.

Tutje sipas këtij raporti këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore 1 vit nga data e futjes në depo. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta.

Kallxo.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Doganat e Kosovës se për çfarë lloji të mallrave bëhet fjalë, mirëpo këta të fundit pavarësisht insistimit nuk kanë dhënë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img