13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takohet me Hahn, a do të hiqet taksa ndaj Serbisë?

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn sot do të vizitojë Kosovën.

Në takimin mes Hahn dhe Haradinaj zyrtarisht nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 16:45, ku është paralajmëruar se mediat mund të marrin vetëm pamje.

Vizita e Hahn vjen në kohën kur SHBA ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja. Po ashtu, Bashkimi Evropian vazhdimisht ka insistuar në këtë kërkesë, përcjell prishtinapress.eu

Ditë më parë Hahn tha se është duke pritur një përgjigje nga Qeveria e Kosovës që të negociohet rreth vendimit për taksën, mirëpo Haradinaj deklaroi se asgjë nuk do të ndryshonte.

Kryeministri po këmbëngul se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img