2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dybala e ka shansin ta vendos sot një rekord historik

Paulo Dybala do të jetë më në formë se kurrë më parë për finalen e SuperKupës së Italisë.

Paulo Dybala shpreson të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e SuperKupës, ku Juventusi do të përballet me Milanin.

Finalja e kupës do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, duke filluar nga ora 18:30, përcjell prishtinapress.eu

La Joya me të vërtetë duket se e shijon këtë garë, pasi ai ka gjetur rrjetën tre herë në ndeshjet e Super Kupës.

Kjo e vë atë në nivel me Samuel Eto’o të Interit, Alessandro Del Piero dhe Carlos Tevez të Juventusit, plus heroin e Milanit, Andriy Shevchenko.

Dybala shënoi gjatë fitores 2-0 kundër Lazios në gusht të vitit 2015, pastaj në atë të vitit 2017 në një takim tjetër me Lazion, megjithëse nuk arriti të shmangë humbjen 3-2.

Argjentinasi shpreson që t’i kalojë sot dy lojtarë të tjerë me gola, pasi kanë shënuar nga dy në Supër Kupë.

Ata janë mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, edhe pse të dy golat e Pipitës erdhën kur luante për Napolin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img