Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka shfaqur përkrahjen ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, duke bërë një krahasim me Amerikën.
Tahiri thotë se ashtu siç e do populli i Kosovës Amerikën, ashtu e duan edhe atë.
Sipas tij, se edhe nëse nesër hiqet taksa, qytetarët do ta kujtojnë vendosmërinë e tij lidhur me këtë çështje.
Postimi i plotë:
Me ty Ramush Haradinaj!
Ashtu siq e do populli ynë Amerikën, ashtu të duan edhe ty! Ashtu siq e beri Amerika krenarë popullin tonë me përkrahejen për Ushtri, ashtu është edhe populli ynë krenarë me ty! Pse? Sepse ishe ai sebashku me shokët e tu vendimarrës që prej Pavaresisë se Kosovës, nuk mundi askush me ia dredhua GUHËN politikanëve invesitorë serbë që punuan vazhdimisht kundër Kosovës dhe njohejet e saj!
Ramush Haradinaj, nesër nëse ndodh që të hiqet TAKSA, dihet mirë që dikend e ka marrë malli për PLAZMA KEKSA TË SERBISË, dhe dihet mirë që çdo qytetarē do të kujtoj vendosmerinë tënde që ngrite pluhur në Ballkan, Evropë E Amerikë!
Tani e tutje Serbia e di që nuk ka lojera më KOSOVË.
Me ty Ramush Haradinaj mbrojtësi i identitetit shqiptarë të Kohes Moderne.
Inati mund të ja kemi, por doren duhet me ja dhënë.
Krejt e dim qe nuk je dhe nuk jemi kundër Amerikës, por kundër mallrave të Serbisë.
Do vazhdoj të loboj për bojkotin e tyre⭐️derisa te ket marrëveshje.
LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.