3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Banka Botërore mbi 60 milionë euro për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e projekteve për bujqësi dhe zhvillim në Kosovë me një fond prej mbi 60 milionë euro.

Kjo mbështetje është bërë e ditur gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, pati me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për Projektin e ardhshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përcjell prishtinapress.eu

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për fazat e përgatitjes së projektit të ri, të cilat tashmë kanë filluar dhe me këtë rast ata kanë treguar se mbështetja në kuadër të këtij projekti do të bazohet në tri shtylla kryesore: Ujitjen e tokës bujqësore, ndotjen e tokës bujqësore, si dhe investimet në bujqësinë mjedisore. Po ashtu, u theksua se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç thuhet në njoftim, ministri Rikalo falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi për sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se kjo mbështetje ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019, si dhe projektet tjera zhvillimore të ministrisë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img