1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Masakra e Reçakut, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën për liri dhe pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.

Haradinaj ka thënë se masakra e Reçakut tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë, përcjell prishtinapress.eu

Kryeministri ka theksuar se përjetë do të kujtohen të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë.

Postimi i plotë në Facebook:

Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.

Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi.

Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img