1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Cila është zgjidhja e vetme për Trepçën? -Flet kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje

Ka disa ditë që minatorët e kombinatiti “Trepça”, këtij kombinati kanë hyrë në grevë të përgjithshme, duke kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

Punëtorët, po ashtu po kërkojnë që sa më shpjet të miratohet statuti i “Trepçës”. Ndërkohë, miratimin e këtij statuti po e kërkon edhe Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla.

Sipas tij, e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë si dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për Trepçën

. “Duke ditur këtë, Bordi Mbikqyrës në afat rekord ka bërë propozimin e draft statutit për të vazhduar mëtutje në procedurat e parapara, mirëpo që nuk ka ndodhur për shkak të grevës së filluar në muajin korrik të vitit 2018. Kjo grevë e pa arsyeshme në atë kohë ka bllokuar regjistrimin e ndërmarrjes për më shumë se 9-të muaj dhe e njëjta gjë është duke ndodhur edhe tani kur statuti i Ndërmarrjes “Trepça” pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.”, ka thënë Syla.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se është duke e përjëllë me shqetësim të madh grevën.

“Duke përcjellur me shqetësim të madh grevën e pa paralajmuar në Ndërmarrjen “Trepça”, përfaqësuesit e aksionarit kryesor nga Bordi Mbikqyrës në mungesë të pa arsyeshme të përfaqësuesit të punëtorëve kanë mbajtur mbledhje dhe takime të shumta për të analizuar situatën e krijuar si dhe për të shqyrtuar kërkesat e Këshillit Grevist. Duke pasur parasysh situatën financiare dhe operative në të cilën gjindet Ndërmarrja “Trepça”, Bordi Mbikqyrës ka informuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe insitucionet relevante në Kosovë lidhur me pamundësinë e realizimit të kërkesave të parashtruara nga Këshilli Grevist i Trepçës.”

Sipas Sylës në një situatë ku shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat është mëse e pa mundur ngritja e pagave prej 20% si dhe shpërndarja e 100 Euro dhe dhuratave për Vit të Ri. “Për më shumë, “Trepça” ka të trashëguara borgje nga mos pagesa e rentës minerale, mos shlyerja e obligimeve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, operatorëve ekonomik dhe obligime tjera e që kapin vlerën prej më shumë se 12 milion Euro.”, ka shtuar ai. Ai ka kërkuar: Miratimin e draft statutit të “Trepça” sh.a. nga Kuvendi i Kosovës; Regjistrimin e Ndërmarrjes “Trepça” sh.a.; zgjedhjen e Bordit Menaxhues dhe Zyrtarëve të Lartë të parapara me Ligjin për Trepçën me konkurs të hapur publik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Duke përcjellur me shqetësim të madh grevën e pa paralajmuar në Ndërmarrjen “Trepça”, përfaqësuesit e aksionarit kryesor nga Bordi Mbikqyrës në mungesë të pa arsyeshme të përfaqësuesit të punëtorëve kanë mbajtur mbledhje dhe takime të shumta për të analizuar situatën e krijuar si dhe për të shqyrtuar kërkesat e Këshillit Grevist. Duke pasur parasysh situatën financiare dhe operative në të cilën gjindet Ndërmarrja “Trepça”, Bordi Mbikqyrës ka informuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe insitucionet relevante në Kosovë lidhur me pamundësinë e realizimit të kërkesave të parashtruara nga Këshilli Grevist i Trepçës. Në një situatë ku shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat është mëse e pa mundur ngritja e pagave prej 20% si dhe shpërndarja e 100 Euro dhe dhuratave për Vit të Ri. Për më shumë, “Trepça” ka të trashëguara borgje nga mos pagesa e rentës minerale, mos shlyerja e obligimeve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, operatorëve ekonomik dhe obligime tjera e që kapin vlerën prej më shumë se 12 milion Euro. E vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë si dhe për ti hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për Trepçën. Duke ditur këtë, Bordi Mbikqyrës në afat rekord ka bërë propozimin e draft statutit për të vazhduar mëtutje në procedurat e parapara, mirëpo që nuk ka ndodhur për shkak të grevës së filluar në muajin korrik të vitit 2018. Kjo grevë e pa arsyeshme në atë kohë ka bllokuar regjistrimin e ndërmarrjes për më shumë se 9-të muaj dhe e njëjta gjë është duke ndodhur edhe tani kur statuti i Ndërmarrjes “Trepça” pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Prandaj, ashtu siç kemi kërkuar në vazhdimësi zbatimin e Ligjit për Trepçën edhe tani kërkojmë zbatimin e Ligjit si të vetmën formë për shpëtimin e Trepçës përmes:

1. Miratimit të draft statutit të “Trepça” sh.a. nga Kuvendi i Kosovës; Me miratimin e draft statutit të “Trepça” sh.a. hapet rruga për regjistrimin e ndërmarrjes pranë Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve si dhe definohet njëherë e përgjithmonë statusi i ndërmarrjes.

2. Regjistrimit të Ndërmarrjes “Trepça” sh.a.; Regjistrimi i Ndërmarrjes Trepça sh.a. pranë Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve bënë shkëputjen e Trepçës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe transformimin e ndërmarrjes nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje shoqëri aksionare duke hapur rrugë krijimit të infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve të cilat janë parakusht për rivitalizimin e Trepçës.

3. Zgjedhjes së Bordit Menaxhues dhe Zyrtarëve të Lartë të parapara me Ligjin për Trepçën me konkurs të hapur publik. Zgjedhja e Bordit Menaxhues dhe Zyrtarëve të Lartë të Ndërmarrjes të paraparë me Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për Ndërmarrje Publike menjëherë pas regjistrimit të “Trepça” sh.a. përmes konkursit publik i mundëson ndërmarrjes një menaxhim të mirëfillët konform legjislacionit në fuqi. Si përfundim, humbjet të cilat janë duke u shkaktuar nga greva rrezikojnë likuiditetin financiar të ndërmarrjes duke rrezikuar edhe pagat e punëtorëve. Prandaj, ftojmë gjithë të punësuarit në ndërmarrjen “Trepça” që ti kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat të cilat janë të parealizueshme si dhe në dëm të ndërmarrjes dhe vet punëtorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img