-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeparlamentari Veseli premton mijëra euro për Përfaqësuesen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, premtoi se secili lojtarë i Kosovës do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro, në rast se kualifikohet në kampionatin botëror.
Këto deklarata u dhanë në kthim të ekipit kosovarë nga Finlanda.
Loja e mirë e ekipit të Kosovës me Finlandën, që u mbyll me barazim por që ra në sy te mediave dhe ekspertëve të huaj, duke marrë përgëzime për cilësinë, ka sjellë edhe efektet e para pozitive.
Secili lojtarë i kombëtares së Kosovës, do të marrë nga 100 mijë euro shpërblim, nëse arrijnë të kualifikojnë ekipin e vendit tonë në kampionatin botërorë që pritet të mbahet në Moskë.
Premtimi ka ardhur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Ai i ka quajtur ekipin e Kosovës, Brazili i Vogël.
“Nga 100 mijë euro premtojë për secilin lojtarë nëse arrijnë të kualifikohen, gjë të cilën unë e besojë. Loja e djeshme dëshmoi se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Urime djelmoshave dhe gjithë vendit”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Edhe kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri tha se kanë marrë përgëzime nga figurat më të mëdha të organizatave botërore si UEFA dhe FIFA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img