Kryetari Fadil Vokrri ka thënë se Kosova ka një ekip shumë të mirë dhe me të ardhme të madhe.
Ai në një intervistë për Klan Kosovën ka folur për lojtarët aktual që fituan një pikë kundër Finlandës.
“70 për qind e futbollistëve kanë qenë një bosht i këtyre lojtarëve të cilët që nga ndeshja me Haitin në vitin 2014 kanë qenë pjesëmarrës”.
“Edhe pse ka pasur hyrje dhe dalje në bazë të formës së lojtarëve të kthyer më vonë”.
“Kemi lojtar të mirë që nuk kanë luajtur dje. Bersant Celinën është talenti i jashtëzakonshëm. Loret Sadiku është ende në procedurë dhe do të na bashkohet. Pastaj është edhe Alban Meha që ka filluar vonë me stërvitje dhe nuk ishte në formën optimale. Pastaj Muriqi në formë shumë të mirë në Turqi”, ka thënë Vokrri.