Pas një suksesi të jashtëzakonshëm për më shumë se njē dekadë, ordinanca stomatologjike “Medikadent” ka hapur edhe në Prishtinë, Klinikën private stomatologjike “Medikadent implant” e cila ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me dhëmbët, si, mbushje të dhëmbëve, shërimin e kanaleve, nxjerrjen e dhëmbëve, heqjen e gurzive, larjen dhe zbardhimin e dhëmbëve, mbarimin e dhëmbëve të porcelanit dhe operacionet kirurgjike.
Edhepse kohë e shkurtēr që është hapur në Prishtinë, Klinika “Medikadent Implant”, është duke u vizituar nga shumë pacientë prishtinas por edhe nga rajonet tjera e sidomos nga diaspora që për festat e fundvitit një pjesë të pushimit e kaluan te “Medikadent” për rregullimin e dhëmbëve.
Stafi i “Medikadent Implant “përmes punës dhe shërbimeve të përsosura që bëjnë, ofrojnë një siguri maksimale për pacientët. Stomatologu dhe tekniku i dhëmbëve vendosin për madhësinë dhe dukjen e dhëmbit aty për aty derisa pacienti është ulur në karrige.
Pacienti ka mundësinë që në konsultim me stomatologun dhe teknikun, të zgjedhë dukjen e dhëmbëve të tij sipas madhësisë dhe ngjyrës që dëshiron e jo dhëmbët të maten nga stomatologu dhe pastaj tekniku të vendos vet për dukjen e tyre.
Po ashtu pacientët tek “Medikadent Implant “marrin çdoherë garancionin për punën që bëjmë dhe secili pacient merr edhe një faturë dhe kupon fiskal.
“Fluksi i pacientëve që vijnë nga jashtë shkon nga 30 deri 40 për qind. Gjatë pushimeve, numri i tyre dominon në krahasim me atë të pacientëve vendorë. Çmimet janë të njëjta si për pacientët vendës dhe po ashtu për ata që vijnë nga diaspora”, tha dr. Ragip Durmishi i cili është pronar i Klinikës “Medikadent”.
“Çmime tē mira, punë cilēsore dhe profesionale, pritje tē ngrohtë si në shtëpi”, u shpreh Besim Krasniqi i cili kishte ardhur nga Norvegjia pēr fundvit ndërsa po rregullonte dhëmbët e tij në “Medikadent Implant”.
Dr. Durmishi tha se mërgimtarët i rregullojnë dhëmbët në Kosovë për shkak të çmimeve që janë dhjetë herë më të lira, dhe për punën me cilësi të krahasueshme.
“Nga ana teknike materiali është i njëjtë si në Evropë, por atje është 10 herë më i shtrenjtë”, tha dr. Durmishi.
Dr. Durmishi tha se kohët fundit po vërehen përmirësime të dukshme të gjendjes shëndetësore të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbit, sidomos te të rinjtë.
“Është ngritur dukshëm vetëdija për rolin e gjendjes shëndetësore të dhëmbëve. Dhëmbët janë bërë faktor i rëndësishëm edhe kur duhet gjetur një punë të mirë në profesion. Psh. ka raste në Kosovë ku për një vend pune kërkohet dukje e mirë e dhëmbëve” tha dr. Durmishi.
Ai po ashtu tha se ka raste që pacientët të trajtohen diku tjetër dhe për shkak të komplikimeve dhe problemeve që kanë hasur, të vijnë pas një kohe të shkurtër në ordinancën e tij dhe të caktojnë termin.
Adresa ku mund ta gjeni Kliniken “Medikadent Implant” në Prishtinë:
https://www.facebook.com/1996271463797708/videos/2248137448751716/?t=5
https://www.facebook.com/1996271463797708/videos/1206350856187366/?t=2
https://www.facebook.com/1996271463797708/videos/289944385194327/?t=1
https://www.facebook.com/1996271463797708/videos/248910889092504/?t=1