-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Asociacioni s’ka të bëjë me liberalizimin! (Video)

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mund të caktohet kusht shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ky paralajmërim ka ardhur nga Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Por krerë të institucioneve në vend thonë se Komisioni Evropian ka caktuar detyrimet për Kosovën në muajin maj dhe për këtë çështje nuk do të ketë detyrime shtesë.
Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane ka thënë për Tribuna Channel se Kosova duhet të kryej obligimet e marra nga dialogu në Bruksel.
Edhe kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ministrja Edita Tahiri ka thënë për Tribuna Channel se marrëveshjet e dialogut, përfshirë asociacionin, nuk janë kushte për liberalizim.
Komiteti për Liritë civile, Drejtësi dhe Punëve të Brendshme, të hënën e ka votuar raportin e Fajon me vetëm një votë më shumë-për.
Përmes një komunikate, Fajon ia ka ripërsëritur Kosovës detyrat që ka marrë, por ka shtuar edhe një detyrë të re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img