Alvaro Morata nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet te Chelsea, andaj po largohet në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi spanjoll është cak i Sevillës, mirëpo që tani edhe Atletico Madrid ka hyrë në garë për të, përcjell prishtinapress.eu
Madrilenët duan ta transferojnë Moratan, duke e ditur që Diego Costa po kalon nëpër një formë të dobët.
Chelsea është e gatshme ta shet spanjollin, andaj kërkon hiq më pak se 40 milionë euro.