Më 27 nëntor të vitit që lamë pas katër kryetarët e komunave veriore kanë ofruar dorëheqjet nga këto poste në shenjë proteste kundër vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia.
Ndërkohë tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për shqyrtimin e këtyre dorëheqjeve, por Zyra Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk ka dalë me vendim nëse duhet të pranohen këto dorëheqje ose jo, shkruan Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht mungesës së vendimit nga MAPL-ja, Qeveria e Kosovës vlerëson se dorëheqjet nuk mund të pranohen pasi në dorëheqje kryetarët serbë të këtyre komunave i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.