2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takohet me shefat e grupeve parlamentare të koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në takim u diskutua për intensifikimin e angazhimeve të Qeverisë.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Përmbushja e agjendës legjislative për vitin 2019 është një nga prioritetet e Qeverisë dhe në këtë frymë, sot prita në takim shefat e grupeve parlamentare të partive të koalicionit qeverisës Memli Krasniqin nga PDK, Ahmet Isufin nga AAK dhe Bilall Sherifin nga Nisma.
Kosova ka nevojë për një dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend dhe ky takim është në funksion të intensifikimit të angazhimeve tona për ta përmbyllur agjendën legjislative, pjesë e detyrimeve tona për integrim euro-atlantik.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img