2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Shpresojmë që Serbia do të na tregojë diçka për autorët e vrasjes së Ivanoviqit

Vrasja e Oliver Ivanvoviqit pothuajse edhe pas një viti mbetet ende një mister. Mirëpo sot institucionet e Serbisë kanë nisur drejt Kosovës një raport me dëshmitë e të dyshuarve që lidhen me vrasjen e politikanit serb. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se shpreson që në atë raport Serbia të ketë treguar ndonjë informacion të velfshëm që do të ndihmonte gjetjen e atuorëve të vrasjes.

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç, ka thënë sot se autoritetet serbe kanë nisur në drejtim të Kosovës një raport me dëshmitë e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Mirëpo ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se ende nuk kanë pranuar një raport, dhe shpreson që nëse është dërguar, të përmbajë informata të vlefshme që do të ndihmonin në zgjidhjen e rastit të vrasjes.

Ai pret që raporti i nisur nga institucionet e Serbisë që lidhet me hetimet për rastin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq,të arrijë në Kosovë të enjten ose të premten.

Në një prononcim për Gazetën Express, ministri Tahiri shpreson që Serbia të ketë dërguar informata të vlefshme të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të vrasjes.

“Ne në fakt në vazhdimësi kemi potencuar mosgatishmërinë e palës serbe, që të mos na dërgojnë informata që ne i kemi kërkuar, mirëpo nëse kanë dërguar informata të vlefshme, do t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës për të zbardhë këtë rast”, ka thënë ministri i Drejtësisë.

Ai e konsideron si diçka pozitive këtë lëvizje të institucioneve të Serbisë, pasi është në interes të Republikës së Kosovës që të zgjidhet misteri i vrasjes së Ivanoviqit.

“Padyshim që është në interes të shtetit tonë, që të zbardhet rasti, që të gjinden kryerësit e kësaj vepre makabre, vrasësit e z.Ivanoviqit, Nuk ka dyshim. Çdo provë që do t’i ndihmojë institucioneve të Kosovës për zbardhjen e këtij rasti, është jashtëzakonisht pozitive”, ka thënë i pari i ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Express.

Ai ka thënë se ky raport është nëse është dërguar ndërmjet zyrës ndërlidhëse të BE-së, në Kosovë pritet që të arrijë brenda dy ditëve.

“Ende jo, si ministri. Pres që nëse e kanë dërguar do të vjen përmes zyrës së BE-së, në Kosovë, dhe besoj që duhet të mbërrijë qoftë nesër, qoftë pasnesër, është çështje procedurale, nëse e kanë nisë ndonjë dokument, por në ministri ende nuk ka mbërri”, ka shtuar ai.

Ministri Tahiri ka potencuar se institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës janë duke punuar intensivisht për zgjidhjen e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe shpreson që shumë shpejtë kryersit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

“Janë duke punuar intensivisht, Prokurori i rastit është duke punuar intensivisht, dhe shpresoj që shumë shpejtë, kryerësit e kësaj vepre të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka thënë ministri.

Ministri ka thënë se gjithmonë kanë qenë në kërkim të bashkëpunimit me palën serbe lidhur me këtë rast.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar bashkëpunim nga ana e tyre në vazhdimësi. Prokurorë e rastit, kanë dërguar disa shkresa në vazhdimësi në adresë të Republikës së Serbisë, të cilat i kam përcjellë tek ministria e Drejtësisë në Republikën e Serbisë”, ka përfunduar ministri Abelard Tahiri.

Oliver Ivanoviq u vra me 16 janar të vitit 2018 në orët e para të mëngjesit derisa po shkonte në punë.

Kreu i serbëve të Kosovës ishte qëlluar me 4 plumba në gjoks, derisa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img