1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

OEK-u udhëheqëse e bashkëpunimit ekonomik rajonal

Në kuadër të angazhimeve të filluara me Samitin e Berlinit dhe të vazhduara në dy vitet e fundit me Samitin e Vjenës dhe Parisit, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është duke zhvilluar një varg aktivitetesh me odat homologe nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore.
Në këtë vazhdë dje në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Oda Ekonomike e Kosovës, bashkë me Odat Ekonomike të rajonit të Evropës Juglindore nënshkruan marrëveshjen për krijimin e një hapësire të përbashkët digjitale me qëllim të avancimit të rritjes së sektorit privat në të gjitha vendet e rajonit, përmes digjitalizimit të ekonomive dhe rritjes së produktivitetit.
Gjithashtu në aspektin bilateral u zhvilluan takime me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe Kroacisë, Samo Hribar Milić, respektivisht Luka Burilovic me të cilët u diskutua mbi nevojën e forcimit të Forumit Investiv të Odave dhe angazhimit për projekte dhe aktivitete të karakterit rajonal, veçanërisht promovimit të bizneseve dhe takimeve të formatit B2B.

Të dy udhëheqësit e odave homologe nga Kroacia dhe Sllovenia, konfirmuan pjesëmarrjen institucionale dhe afariste në Panairin e Produkteve Bujqësore, që do të organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës, në datat 28 – 31 shtator 2016 në Prishtinë, me pjesëmarrje të mbi 100 kompanive vendore dhe ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img