Qindra njerëz janë bllokuar në zona malore dhe shumë fluturime janë vonuar ose anuluar për shkak të erërave të forta.
Në Norvegji, përpjekjet për të gjetur tre skijator që i zuri orteku, janë ndalur për shkak të borës së madhe.
Policia rumune të martën gjeti trupin e një personi në një parking të qytetit jugor të Sllatinës, pasi gruaja e tij njoftoi se ai nuk u kthye në shtëpi nga puna një ditë më parë. Temperatura në Rumani ka rënë në minus 24 gradë celsius.