Dy gra janë arrestuar për vjedhje e cila kishte ndodhur dy ditë më parë në Mitrovicë.
Hetuesit policor në kuadër të stacionit policor në Mitrovicë, në bashkërendim me prokurorin e rastit kanë zhvilluar hetime për zbardhjen e rastit të vjedhjes.
Si rezultat i një hetimi intensiv, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të gjinisë femërore për përfshirje në vepër penale vjedhje.
Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se me datën 3 janar 2019, deri sa ishin duke punuar si punëtore pastruese në një shtëpi private kishin vjedhur një sasi ari, ku më pas e kishin shitur në një argjendari.
Veprimet hetimore lidhur me rastin janë zhvilluar edhe ndaj një argjendari i cili kishte blerë mallrat e vjedhur. Ndaj tij është inicuar rast për vepër penale: ’’blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarat janë liruar për procedurë të rregullt.