10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Familja e policit të vrarë: Jemi nën përkujdesje të Shtetit, të ndalen fushatat bamirëse

Familja e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj, ka njoftuar se dëshiron t’i ndalojnë të gjitha ndihmat financiare që po u vijnë nga kompanitë dhe çdo kush tjetër.
Ata kanë njoftuar se janë nën përkujdesjen e institucioneve të shtetit, derisa kanë kërkuar po ashtu ndaljen e grumbullimit të mjeteve financiare.

Njoftimi i plotë:

“Familja e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj, duke i konsideruar qëllimmirë dhe duke qenë mirënjohëse dhe falënderuese, ndaj bizneseve dhe personave që kanë kontribuar, në emër të bashkëshortes së Izetit, vëllezërve dhe familjes së ngushtë, kërkojmë nga dy kompanitë komunikuese, Ipko dhe Vala, të ndërpresin aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare.

Familja e Izet Demaj është nën përkujdesjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj prej këtij momenti çdo iniciativë për ndihmë financiare nuk mund të bëhet pa pëlqimin e familjes së Izet Demajt. Familja Demaj shpreh edhe një herë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë”.

Kujtojmë se polici, Izet Demaj, ishte vrarë gjatë një konfrontimi me një grabitës në Istog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img