14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Njofton nënkryetari Haxhiu: Heronjtë u nisen për në Kosovë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u kthyer nga Finlanda. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit, Bekim Haxhiu, i cili është edhe nënkryetar i FFK-së dhe njëherësh ka sjellë edhe disa fotografi.
“Ekspedita e Federatës së Futbollit të Kosovës niset për në ATDHE”.
“Ishte lojë historike, ku lojtaret tanë, heronjtë më të rinj të Kosovës na bënë krenarë. Ata dëshmuan se me punë, përkushtim dhe të bashkuar mund të arrijmë suksese”.

Presidenti Hashim Thaçi në bashkëbisedim me lojtarët.

“Nga mbrëmë, ata janë idhuj të fëmijëve tanë. Krenarë me përfaqësuesen e Kosovës! Disa nga momente nga ky përjetim i paharruar”, ka shkruar Haxhiu.
Përmendim se Kosova luajti baras (1-1) kundër Finlandës, në takimin e parë në një garë zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img