Kantautorja, tekstshkruesja, këngëtarja, Filloreta Raçi ka qenë mëse aktive dhe e pëlqyer vitin që e lamë pas, shkruan prishtinapress.eu
Dhe duket se Vitin e Ri 2019 poashtu do ta fillojë mbarë me projekte muzikore për të cilat tashmë ka filluar të punojë.
Në llogarinë e saj personale, Instagram ka ndarë një imazh teksa sjell disa vargje të tekstit të një kënge që do ta lansojë së shpejti.
“Isha zhyt aq thellë në tekstin që po nxirrte boja nga shkrimi që po bëja, sa dhe stilografi në një moment filloi me mua qajti”, shkruan ajo.
Ndryshe, Fifi në programin special të “Mirage”, rrëfeu 12 muajt e vitit të saj 2018.