Dejan Savicevic ka folur edhe njëherë rreth shortit të hedhur për kualifikimet e evropianit të futbollit që do të mbahet në vitin 2020.Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic pohoi se Kosova ka një ekip të rrezikshëm dhe se nuk e nënvlerësojmë.
“Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”.
“Por nëse jemi të plotë, ne jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë që, unë besoj, do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi”, tha ish-legjenda e Milanit.
Ndryshe, Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe 14 tetor në Prishtinë.