Ngjarjet kryesore të sportit në vitin 2018:
28 janar, 2018: Roger Feder fiton Austrian Open dhe hyn në histori si tenisti i parë që fiton 20 trofe në turnet Grand Slam. Ky ishte edhe suksesi i vetëm i madh për tenistin zviceran në vitin 2018, vit i cili tutje u dominua nga Rafael Nadan dhe Novak Gjokoviç.
21 shkurt 2018: Është viti i Olimpiadës Dimërore në Pyeonchang, në Kore të Jugut. Ngjarja e shkurtit solli një shkrirje në marrëdhëniet me Korenë e Veriut, e cila dërgoi një delegacion për të marrë pjesë në këto lojëra.
4 mars 2018: Ndërron jetë kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori në moshën 31 vjeçare, shkaku i një sëmundjeje misterioze derisa ishte në gjumë në Udine me skuadrën e tij në prag të përballjes me Udineses. Me vdekjen e Astorit, u shtynë të gjitha ndeshjet e planifikuara. Një ngjarje që tronditi futbollin italian, dhe jo vetëm.
Maj 13, 2018: Juventus vazhdon dominimin në Serie A, duke u shpallur kampion për të 34-tën herë, për të shtatën herë më radhë, një rekord që nuk e kishte arritur askush në Itali.
27 Maj 2018: Real Madrid mundi 3:1 Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, për t’u rikonfirmuar si Kampion i Evropës për të 13-tën herë, dhe të tretin vit më radhë.
10 Korrik 2018: Cristiano Ronaldo zyrtarizohet te Juventus. Zonja e Vjetër arrin marrëveshje me Real Madridin për transferimin në Torino të portugezit për 112 milionë euro, për ta bërë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit. Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të nënshkruajë me Juventusin kontratë katër vjeçare. 33 vjeçari debuton në Serie A më 18 gusht kundër Chievos, ndërsa golin e parë e gjen më 16 shtator ndaj Sassuolos.
15 korrik 2018: Franca triumfon në Rusi, duke fituar për të dytën herë në histori të ekipit kombëtar Kupën e Botës, duke mundur Kroacinë me rezultat 4:2. Paul Pogba, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe udhëhoqën ekipin e Didier Deschamps drejt një lavdie që mungonte nga viti 1998.
29 Korrik 2018: Uellsiani Geraint Thomas fiton për herë të parë Tour de France, duke thyer mbretërimin e Froome.
8 shtator 2018: Në tenis për femra, momenti më emocionues i sezonit ishte sigurisht finalja e US Open, e fituar nga japonezja Naomi Osaka, që në finale mundi Serena Williams.
21 tetor 2018: Marc Marquez siguron titullin e pestë në MotoGp me Hondan.
28 Tetor 2018: Lewis Hamilton dominon sezonin në Formula 1 duke fituar 11 Grand Prix, dhe duke fituar titullin e pestë të kampionit. Një titull që mban gjallë ëndrrën për të arritur Michael Schumacher, i cili numëron shtatë tituj kampioni në këtë sport.
20 nëntor: Përfaqësuesja e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ mposhti 4:0 Azerbajxhanin dhe siguroi ‘Play-Offin’ e Ligës së Kombeve, duke kthyer edhe një herë vëmendjen e gjithë botës nga ‘Dardanët’, të cilët në vitin 2016 u bënë pjesë e UEFA dhe FIFA-s.
3 dhjetor 2018: Luka Modric fiton Topin e Artë. Mesfushori i Real Madridit u shpall lojtari më i mirë në botë nga France Football, për t’i dhënë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
9 dhjetor 2018: River Plate fiton Copa Libertadores duke e mundur në finale rivalët e Boca Juniros.