15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Debutim madhështor: Kosova me rezultat pozitiv në ndeshjen historike (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një debutim ëndrrash në takimin e parë në një garë zyrtare ndërkombëtare duke arritur të barazojë (1-1) në shtëpi të Finlandës, në një ndeshje ku e meritoi edhe fitoren.
Skuadra vendase e filloi më mirë takimin duke sulmuar dhe duke krijuar disa raste, të cilëve mysafirët u shpëtuan.

Tifozët e Kosovës me simbole shtetërore dhe kombëtare (Getty Images)

Mirëpo, në minutën e 18-të nikoqirët realizuan. Një moment pakujdesie në mbrojtje dhe finlandezët arritën të konkretizojnë. Paulus Arajuuri ishte futbollisti që realizoi golin e parë në këtë përballje (18’).

Paulus Arajuuri realizoi për Finlandën. (Getty Images)

Menjëherë pas, Kosova pati një reagim të mirë, mirëpo nuk u konkretizuan disa raste duke goditur edhe shtyllën. Në gjysmën e dytë, Kosova filloi ta dominonte ndeshjen në përpjekje për ta kërkuar golin e barazimit.
Dhe falë një paraqitjeje mbresëlënëse të përfaqësueses sonë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, erdhi goli. Pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Valon Berisha, i cili ishte tejet i saktë në goditjen e tij që u ndal në rrjet (60’).

Valon Berisha fantastik nga pika e bardhë. (Getty Images)

Ky është një gol historik, duke qenë se është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në një garë zyrtare ndërkombëtare.
Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi edhe në minutat tjera, pasi në asnjë moment nuk shprehnin inferioritet, porse lojtarët tanë shkonin gjithmonë përpara për të sulmuar, edhe pse në raste të caktuara rrezikonin.
Në minutat e mbetura, Kosovës iu mohua një penalti, derisa presioni vazhdoi në kërkim të golit të fitores, por për fatin tonë të keq, u desh të pajtohemi me barazim.
Të gjitha ndeshjet e të hënës mbrëma në Grupin I janë mbyllur me rezultat të njëjtë 1-1 (Kroacia-Turqia, Ukraina-Islanda dhe Finlanda-Kosova), ashtu që të gjitha përfaqësueset kanë pikë të barabarta. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img