2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa takoi autoritete të larta të Selisë së Shenjtë (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Vatikan, ka takuar autoritete të larta të Selisë së Shenjtë.
“Sot, kryeministri Mustafa mori pjesë në meshën e mbajtur për nderë të shenjtërimit të Nënës Terezë në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi për progresin në Kosovë.

unnamed (1)

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, Mustafa shprehu përkushtimin e shtetit të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi krenarinë e madhe të popullit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë, duke e falënderuar për respektin e posaçëm që i është bërë delegacionit të Kosovës, gjatë këtyre ceremonive.
Sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, shprehu përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën, duke i uruar Kosovës mbarësi në proceset e saj zhvillimore.

unnamed (2)

Kardinali Parolin, po ashtu, theksoi kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeministri Mustafa ka takuar edhe Nuncin Apostolik të Vatikanit për Slloveni dhe Kosovë, Juliusz Janusz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img