1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Fëmijët tanë t’i gëzohen të ardhmes, por të mësojnë edhe për të kaluarën e dhimbshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor tha se fëmijët e Kosovës mund t’i gëzohen të ardhmes, por ata do të mësojnë edhe për të kaluarën e dhimbshme, plot sakrifica por shumë krenare.
Lexoni të potë postimin e tij në Facebook:
“Sot filloi viti i ri shkollor dhe bashkë me të edhe angazhimi ynë për të përgatitur gjeneratat e reja për jetën, për botën e re. Jemi të lumtur që fëmijët tanë tash mund t’i gëzohen të ardhmes, ta presin pa frikë dhe të bindur se ajo do të jetë më e mirë për të gjithë. Ata do të mësojnë edhe për të kaluarën tonë të dhimbshme, me përplot sakrifica, por shumë krenare. Dhe mbi të gjitha, do të marrin dituri dhe urtësi që të mos lejojnë të përsëritet ajo.
Sot, ora e parë e mësimit iu kushtua shenjtërimit të Nënës Terezë, por në të ardhmen, në kurrikulat tona duhet të përfshihet edhe mësimi për mirësinë dhe dashurinë që e ka përcjellë ajo në mbarë botën.
Mbi këto themele, të krenarisë për të kaluarën dhe urtësisë për të ardhmen, ne duhet t’i rrisim gjeneratat që do ta ndërtojnë shtetin që e nisëm ne.
Suksese në mësime të gjithë nxënësve!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img