1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdon rritja e numrit të lopëve të ngordhura, AUV fajëson fermerët

Sëmundja gungore e lëkurës te gjedhet ka marrë përmasa alarmante në tërë territorin e Kosovës.

Deri tani kanë ngordhur rreth 170 krerë lopë, numër i cili po ndryshon dita ditës.
Nexhmedin Luta nga fshati Ivajë i komunës së Kaçanikut në fermën e tij ka më shumë se 50 krerë lopë, raporton KTV.
Brenda një periudhe të shkurtë kohore katër lopë nga ferma e tij kanë ngordhur ndërsa tri të tjera janë të infektuara si pasoj e kësaj sëmundjeje.
Fermerët e tjerë kanë hallin për gjedhet të cilat nuk janë prekur nga ky virus ende.
Thonë se ky fshat është neglizhuar nga shteti. E vetmja ndihmë deri për këta fermerë është groposja e kafshëve të ngordhura.
Numri i kafshëve të prekura në komunën e Kaçanikut është rreth 300. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ndonëse e pranojnë se nuk kanë vaksina nuk hezitojnë t’i fajësojnë fermerët, që sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, nuk ju kanë përmbajtur rekomandimeve të kësaj Agjencie.
Lamir Thaçi thotë se janë në procedura të përshpejtuara të blerjes së vaksinave. Si pasoj e kësaj sëmundje që nga qershori i këtij viti të gjitha tregjet e kafshëve në vend janë mbyllur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img