14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona padit Santosin për Gabigol (Foto)

Gabriel Barbosa – Gabigol, sulmuesi i ri i Interit, i ka nxjerr skuadrës braziliane, Santos

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që ta padisin Santosin për blerjen më të re të Interit, Gabriel Barbosa.
Kur Barcelona mori Neymarin në vitin 2013, marrëveshja përfshinte një mundësi për të blerë Gabigolin në të ardhmen.
Sipas gazetës braziliane “Globo Esporte”, Santosi mbajti të informuar Barcelonën për interesimin  e Interit muajin e kaluar dhe janë dhënë të gjitha mundësitë për të vazhduar.
Megjithatë, Blaugranët pretendojnë se dokumenti që u dërgua nuk ishte i detajuar mjaftueshëm dhe ata nuk kanë lejuar që transferimi të shkojë deri në fund.
Tani spanjollët duan dëmshpërblim për dështimin e këtij opsioni, ku thuhet te jetë rreth 3.5 milionë euro, shifër kjo që klubi katalanas e kishte paguar kur ka transferuar Neymarin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img