0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Prishtinë protestohet kundër Vuk Jeremiqit

Sot në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpërfshirëse kundër kandidimit të Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.
Organizatoret e protestës së sotme, Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina kanë njoftuar se janë kryer përgatitjet finale për organizimin e kësaj proteste që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Ato thanë se protesta është gjithëpërfshirëse dhe se pritet pjesëmarrje masive e popullit, kjo sepse sipas tyre, ata e kanë mundësinë më të mirë që edhe një herë pas shumë vitesh t’i bashkojnë forcat kundër njeriut që e mohon pavarësinë dhe ekzistimin e shtetit tonë.

Protesta kundër Vuk Jeremiq-it, pritet të jetë protesta e parë që do t’i mbledh të gjitha subjektet politike, OJQ-të dhe aktivistët e shoqërisë civile për një kauzë të përbashkët.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbështesë këtë protestë.
Pjesëmarrjen në protestë e kanë konfirmuar edhe pjesëtarë nga shoqëria civile, publicistë e gazetarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img