-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Engel: Bombat dhe gazi lotsjellës, dëmtojnë demokracinë

Kongresmeni amerikan Eliot Engel në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar edhe zhvillimet në Kosovë, ku tha se çështjet nuk mund të zgjidhen me gaz lotsjellës në parlament.
Zëri i Amerikës: Një pyetje për ngjarjet në Kosovë. Qeveria dhe opozita atje debatojnë ashpër për shumë tema. Së fundi po diskutojnë me tone të larta për kufirin me Malin e Zi. Cili është komenti juaj për atë marrëveshje dhe për situatën politike në Kosovë?
Eliot Engel: Bisedimet atje janë shumë kontradiktore. Disa njerëz nuk bien dakord me atë marrëveshje dhe mendojnë se ajo ka nevojë të përmirësohet. Qeveria vendosi të bëjë një hap prapa dhe të shohë se si mund të ndryshojë ajo çështje. Sido që të vendoset, u takon njerëzve në Kosovë të marrin një vendim.

Por mendoj se Kosova duhet të marrë vendimet në demokraci, në një proces demokratik. Ato akte dhune që kemi parë në parlament, me bomba dhe gaz lotsjellës, janë gjëra të tmerrshme, sepse e dëmtojnë demokracinë në Prishtinë.
Njerëzit kanë dallime në demokraci, megjithatë ata duhet t’i binden rregullit, demokracisë dhe ligjit. Ne duam të bëhen investime në Kosovë, ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s, po ashtu si edhe Shqipëria.
Por kur njerëzit nuk e ndjejnë që atje mbizotëron ligji dhe rregulli, kjo i vështirëson përpjekjet.
Problemet në Kosovë duhen zgjidhur në mënyrë demokratike, me një proces politik dhe jo me gaz lotsjellës në parlament.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img