1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve edhe për gjashtë muaj.
“Këtë mundësi të mirë për qytetarët dhe bizneset e kam trajtuar javë më parë me përfaqësuesit e Zyrës së Komunitetit të Biznesit. Agjenda e përbashkët me komunitetin e biznesit do të vijojë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Veseli përmes Facebook-ut.
Në anën tjetër edhe Komuniteti i Biznesit pranë Kuvendit të Kosovës ka mirëpritur këtë vendim i cili ka ardhur një ditë pas kërkesës zyrtare të kësaj zyre në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img