Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme.
Në ndërkohë, në këtë mbledhje është vendosur që vazhdimi i seancave të papërfunduara të mbahet të premten në ora 10:00 ndërsa po në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re me fillim nga ora 14:00.
Në mbledhjen e kryesisë kanë qenë të pranishëm të gjithë shefat e grupeve parlamentare, njofton Klan Kosova.
Të premten, seanca e thirrur si e jashtëzakonshme për të diskutuar politikën e jashtme të Kosovës, dështoi.
Mungesa e ligjvënesve dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shtyri thirrësin e këtij debati, LDK-në, të tërhiqet.