Antoine Griezmann e ka pranuar se ka qenë e vështirë për të refuzimi i ofertës së Barcelonës gjatë verës, mirëpo përkrahja e Atletico Madridit e ka ndihmuar atë që të vazhdojë qëndrimin.
Francezi ka qenë i lidhur me një kalim të tij në “Camp Nou”, mirëpo në fund ai vendosi qëndrimin në Madrid, transmeton Gazeta Express.
Barcelona i ofroi 100 milionë euro për të, mirëpo ylli francez nuk pranoi kalimin.
“Është shumë e vështirë ta refuzosh Barcelonën”, ka thënë Griezmann.
“Mirëpo jam te klubi ku ndihem i rëndësishëm, dhe ku ata ndërtojnë një projekt rreth teje”.
Griezmann ka shënuar gjashtë gola deri më tani në La Liga, me Atletin në pozitën e tretë në renditje, një pikë më pak se Barcelona në krye.