Kjo humbje i kushtoi Belgjikës me finalet e Ligës së Kombeve, pasi nuk arriti as minimumin që i duhej, pra barazimin.
Martinez ishte i lumtur me startin e skuadrës, por ka thënë se ata disi u dorëzuan në kontrollin e ndeshjes dhe nuk arritën ta rikthejnë atë kontroll më.
“Arrogantë? Jo, thjeshtë ishim të befasuar nga kundërsulmet e tyre dhe harruam të mbrohemi mirë” ka thënë trajneri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“E filluam për mrekulli, pastaj në një moment Zvicra nuk kishte se çfarë të humbte” ka vazhduar Martinez.
“Iu dhamë atyre mundësinë të kthehen në lojë. Bëhet më e dhimbshme kur kujtojmë se sa mirë e filluam atë takim” ka përfunduar selektorit i Belgjikës.
Zvicra dhe Belgjika e përfunduan aventurën në grupe me pikët e barabarta, megjithatë gol diferenca më e mirë dërgoi helvetikët në finalet e Ligës së Kombeve.