-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

”Kosova shumë pranë kualifikimit në fazën e ardhshme” – shkruan mediumi serb

”E ashtuquajtura, Përfaqësuesja e Kosovës, mposhti Maltën si mysafir me rezultat, 5-0, duke e forcuar vendin e parë në Grupin D”.

Kështu e nisi shkrimin e saj mediumi serb, Telegraf.rs, gazetë e cila shkruan se Kosova tani ka 11 pikë, 2 pikë para Azerbajxhanit, 7 pikë para Ishujve Faroe dhe 9 pikë para Maltës.

Për ta siguruar vendin e parë, Kosova duhet të regjistrojë fitore edhe të martën ndaj Azerbajxhanit, transmeton IndeksOnline.

Tutje, gazeta në fjalë ka shkruar edhe për përforcimin më të ri të Kosovës.

https://youtu.be/NlXMh_a22p0

Bëhet fjalë për Arijanet Muricin, i cili e nisi dhe e përfundoi ndeshjen nga banka rezervë, pasi në portë luajti Samir Ujkani.

Për fund, Telegraf ka shtuar se liderët e grupeve tjera në Ligën D janë Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Maqedonia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img