-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës së importit

Perëndimi ka dërguar një ofertë në drejtim të Beogradit për vazhdimin e dialogut në Bruksel, edhe nëse Prishtina nuk e tërheq masën e importit prej 10 për qind.

Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiq  e ka refuzuar menjëherë këtë opsion, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre burimeve, Vuçiq e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi  për taksën e importit.

Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut.

Takimi i fundit i dy presidentëve, Hashim Thaçi  e Aleksander Vuçiq ishte ai i 8 nëntorit në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img