-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shpresat dhe skepticizmi për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave ka mbetur në mëshirën e Bashkimit Evropian. Ka mbetur edhe pak kohë deri në konfirmimin nëse rekomandimi i Kosovës për liberalizim do të vihet në votim para Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që do të mblidhet në fillim të muajit dhjetor.

Këtë muaj në Kosovë për vizitë qëndruan dy zyrtarë të lartë të shteteve evropiane. Megjithatë, mesazhet e tyre për vizat ishin të ndryshme.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz shteti i të cilit edhe e ka kryesimin e Bashkimit Evropian dhe nga i cili varet nëse Kosova do të hyjë në agjendë për votim nuk dha lajme shpresëdhënëse për liberalizim.

“Sa i përket idesë së ushtrisë, jemi shumë skeptikë dhe presim që këtu të ketë një dialog të rregullt. Për vizat ka pasur një vendim pozitiv. Nevojitet edhe vendimi nga Këshilli i Evropës. Aty ka vende shumë skeptike, prandaj këtu jam shumë i kujdesshëm për këto pritje. Pritjet e BE-së janë në fushën e ligjit, po prioriteti kryesor është edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kishte deklaruar kryediplomati austriak, përcjell RTK.

Qasje kritike në raport me Bashkimin Evropian kishte ministri i jashtëm i Hungarisë i cili gjithashtu  këtë javë vizitoi  Kosovën.

Sipas tij, kjo çfarë po bën Bashkimi Evropian për vizat  është e padrejtë.

“Më duhet të them se është e padrejtë se si Bashkimi Evropian sillet ndaj Kosovës në çështjen e vizave. është e padrejtë për shkak se Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kërkesat që i janë vënë dhe është e padrejtë tani të gjejmë edhe disa synime që po lëvizin. Rasti i njëjtë ishte edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë kur kriteret janë plotësuar por kanë dal edhe kushtet e tjera që kanë rënë nga qielli dhe i kanë marr të dyja shteteve edhe 1 vit e gjysmë pas përmbushjes së të gjitha kritereve. Prandaj nuk dëshirojmë që Bashkimi Evropian të mbajë Kosovën në pritje në këtë mënyrë. Hungaria do të jetë mbështetëse e palëkundur për vizat dhe presim që presidenca austriake ta fusë këtë çështje në agjendë”, tha gjatë vzitës në Kosovë, Péter Szijjártó, ministër i punëve të jashtme të Hungarisë.

Ndërkohë që lidershipi politik në Kosovë vazhdimisht deklarohet se tashmë gjithçka është në duar të Bashkimit Evropian për sa i përket vendimmarrjes.

Megjithatë ka edhe nga ata që paralajmërojnë rrezik në rast se BE nuk e mban premtimin për vizat.

“Nëse nuk ndodh  që të vihet në agjendë atëhrë do të jetë një rrezik jo me fajin e Kosovës por paragjykimet ndaj Kosovës, që liberalizimi të mos ketë peridhë të kufizuar kohore, pra të ketë shtyerje krejt të pajustifikueshme nga vendet e BE-së”, deklaron presidenti Hashim Thaçi.

“Presim që hezitimet që kanë vendet të mos i kushtojnë Kosovës për faktin se nuk e meritojmë ne të paguajmë cmimin e vendeve tjera”, thotë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Jemi para nëj procesi aspak të lehtë. Vet situata e brendshme cështjet e brendshme kanë krijaur situatë të paqartë sa i përket tkaimit të Këshillit. Nuk ka tendencë për votë kundër por ekziston një tendencë që Kosova të mos futet në agjendë dhe kjo nuk do të duhej asesi të ndodh”, deklaron Blerta Deliu, kryetare e komisionit parlamentar për integrime evropiane.

Derisa politika në Kosovë ende nuk ka informacione nëse do të arrijë të vihet në agjendë çështja e liberalizimit, ata megjithatë thonë se po vazhdojnë të lobojnë te shtetet anëtare të BE-së për një gjë të tillë.

Madje, kryeministri Ramush Haradinaj tashmë  ka udhëtuar për në Vjenë ku ka thënë se do t`i kërkojë Austrisë si kryesuese e BE-së që ta fusë në agjendë të votimit çështjen e liberalizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img