1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

10 gjëra që nuk i keni ditur për Messin

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll.

“Oh My Goal” ka përgatitur një video interesante me 10 gjërat që nuk i dimë për 31-vjeçarin.

1.Emrin Lionel ia kanë vënë prindërit e tij për shkak të këngëtarit Lionel Richie, pasi prindërit e tij ishin fansa të flakët të këngëtarit amerikan.

2.Sjelljet e tij nganjëherë duken si anti-sociale për shkak të një forme të autizmit që ka Messi. Kur ishte fëmijë njerëzit kanë menduar se ai nuk mund të flas.

3.Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonellan, me të cilën njihet që nga mosha 5-vjeçare. Ata sot janë të martuar dhe kanë dy fëmijë.

4.Për t’i bindur drejtuesit të Barcelonës që ta mbajnë atë në akademi, ai në vend të topit e preku portokallin 113 herë pa i rënë në tokë fare.

5.Në moshën 11-vjeçare, Messi u diagnostikua me një problem shëndetësore sa i përket zhvillimit, dhe pastaj përkujdesja për këtë sëmundje i kushtoi atij mbi 1.600 dollarë amerikan për muaj, shumë të cilën prindërit e tij nuk mund ta paguanin, dhe këtë ia pagoi klubi i Barcelonës.

6.Kontratën e parë me Barcelonën, argjentinasi e nënshkroi në një leckë, pasi drejtori i klubit mezi priste nënshkrimin e tij dhe ia ofroi gjënë më të afërt që mund të nënshkruante.

7.Messi ka mbiemrin e tij të futur në fjalorin e gjuhës spanjolle, “Inmessionante” që do të thotë “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.

8.Messi është një gjumash i madh, ai zakonisht flenë deri në 14 orë gjumë.

9.Kur argjentinasi njëherë ishte nervozuar, ai e dribloi të gjithë skuadrën e Barcelonës për shkak se trajneri nuk kishte ndaluar lojën për një ndërhyrje të pa rregullt.

10.Messi ka problem me serialet, pasi ai njëherë shikoi serialin “Lost” dhe atë “Prison Break”, mirëpo ndaloi së shikuari për shkak se nuk e kuptonte komplotin e serialeve. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img