6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Banorët e Vllahisë shprehen të shqetësuar se fshati i tyre mund të mbetet nën administrimin e Serbisë

Banorët e fshatit Vllahi të Mitrovicës janë të shqetësuar nga deklarimet siç thonë ata se fshati i tyre mund të mbetet nën administrimin e komunave veriore, përkatësisht Serbisë.

Në një njoftim për media të Komunës së Mitrovicës thuhet se të dielën do të mbahet një takim në këtë fshat me kryetarin e komunës, Agim Bahtirin dhe nënkryetarin, Faruk Mujka bashkë me banorët.

“Të dielën me datën 18.11.2018 në ora 13:00 në shkollën fillore “Jashar Begu”, në fshatin Vllahi do të mbahet një takim i përbashkët me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin, Faruk Mujka, me banorët e fshatit Vllahi, të cilët janë mese të shqetësuar nga deklarimet e fundit të disa politikanëve por edhe me publikimin e një harte ku sipas ndarjes së re pas “Marrëveshjes Finale me Serbinë”, fshati Vllahi do të mbetej nën administrimin e komunave veriore, respektivisht të Serbisë”, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës.

Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë edhe shefat e grupeve të Asamblistëve të Komunës së Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img