Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se askush nuk do të mund ta ndalë transformimin e FSK-së.
Ramadani ka theksuar se është e gabueshme kushdo që mendon se nëpërmjet presioneve dhe kërcënimeve mund ta pengojë këtë proces.
Sipas tij, megjithëse emri mbetet i njëjti, mandati, misioni, detyrat dhe përgjegjësitë e FSK-së do të jenë ushtarake dhe mbrojtëse.
Ramadani ka thënë se operimi i FSK-së do të bazohet mbi nevojat dhe kërkesat e sigurisë në tërë territorin e Kosovës.
Ndryshe, javë më parë kanë kaluar në lexim të parë tri projektligjet për transformimin e FSK-së, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.