Trepça përfundimisht e ka lënë prapa krizën e rezultateve me të cilën u përball në fillim të kampionatit.
“Minatorët” sonte e kanë shënuar fitoren e katërt, pasi në palestrën “13 Qershori” e mposhtën Golden Eagle Yllin me rezultat maksimalisht të ngushtë, 80:79.
Mark Dorris me 24, Samir Zekiqi me 20 dhe Dwane Miner me 19 pikë të shënuara ishin më të merituarit për fitoren e skuadrës mysafire.Romello Banks (22), Robert Jones (18) dhe Terrell Everet (17) ishin më efikasit te vendësit, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Pas kësaj fitoreje, Trepça është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Golden Eagle Ylli.
|
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sonte, Borea shënoi fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 97:87.
Shpend Gashi me 33 pikë ishte lider i skuadrës pejane, ndërsa në masë të madhe u ndihmua edhe nga Beq Kovaqi e Patrick Wrencher, të cilët kontribuan me nga 18 pikë.Elliot Cole me 28 pikë të shënuara ishte më efikasi te prizrenasit