Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që janë garancion i qytetarëve për sigurinë e tyre.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që përveç faktit që janë garancion i qytetarëve. Ne po krijojmë forcë që rrit partneritetin ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli, për RTV Dukagjini.
Ndryshe, Veseli aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Finlandë, ku edhe ka marrë mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe për anëtarësim në Interpol.