Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot kësaj partie i është bashkuar sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Feka.
AAK përmes këtij njoftimi ka thënë se aderimet e shumta në këtë parti tregojnë se AAK është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Postimi i plotë i AAK-së:
Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblistë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik.
Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.
z.Feka i urojmë rrugëtim të mbarë!