Sot ishte paralajmëruar që do të intervistohen edhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, por të njëjtit nuk po marrin pjesë në intervistim dhe për shkak të agjendës është shtyrë intervistimi për një ditë tjetër.
Vetëm Frashër Krasniqi dhe Sami Kurteshi nga ky komision kërkuan që mediat të marrin pjesë në komision, ndërsa katër anëtarët tjerë të komisionit kërkuan mbylljen e komisionit për media.