Një deklaratë e tillë e presidentit amerikan kishte ardhur pasi homologu i tij, Emanuel Macron kishte propozuar formimin e një “ushtrie të vërtetë evropiane”, me të cilën siç kishte thënë ai, Evropa do të mbrohej nga SHBA-të, Kina dhe Rusia.
“Nuk bëj politikë ose diplomaci nga Twitter”, tha ai.
“Në çdo moment të rëndësishëm në historinë tonë ne kemi qenë aleatë dhe midis aleatëve ka respekt dhe nuk dua të dëgjoj pjesën tjetër”, tha ai.
Shkrimet e Trump në Twitter kishin për qëllim elektoratin e tij të brendshëm, tha z. Macron. Ai po “bën politikë amerikane”.