Me kërkesë të PSP-së, ish-minitri i Transportit, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski u dërguan në burgun e Shutkës.
Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale, raporton AlsatM.
Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.