5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kemi investuar të jemi në binen “A”, frustrimet e serbëve nuk më interesojnë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se çdo qytetarë duhet të ndihet mirë nga respekti që po i bëhet Kosovës nga miqtë ndërkombëtarë.

“Një gjë duhet të kuptohet, francezët janë shembull në botë për protokoll strikt shtretëror, prandaj ka qenë në autoritetin e plotë të protokollit francez të koordinuar me të tjerët. Rënditja në mesin e liderëve botëror është një nder i jashtëzakonshëm dhe vlerësim për shtetin e Kosovës, për shtetin më të ri dhe duhet të ndihet mirë çdo qytetarë i Republikës së Kosovës. Kosova ka qenë në mënyrën më të dinjitetshme e pranishme, ka qenë nderë për Kosovën ”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se duhet t’i rrisim përgjegjësitë dhe ruajtjen por edhe kultivimin e këtij partneriteti me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe janë të nderuar me progresin e Kosovës.

“Besoj fuqishëm se gjerat nuk ndodhin rastësisht, vlerësoj se ky është përkushtim për të ardhmen euro-atlantike, dhe besim në shtetin tonë sepse aty ishin përfaqësuesit e shumë shteteve. Kjo është një respekt që duhet ta marrim me një përgjegjësi edhe më të lartë për hapat që duhet të ndërmarrim në të ardhmen. Kemi investuar të jemi në binën “A”, kam pasur fatin të jem aty, dhe për Kosovën kjo ka qenë e jashtëzakonshme.”, ka theksuar tutje Thaçi.

Frustrimet e tyre le të mbetën të tyre, serbet është mirë të fokusohen për të ardhmen evropiane se sa të zemërohen për respektin që i bëjnë Kosovës, aty nuk është nderu si individ Hashim Thaçi por është respektu fryma euroatlantike e Kosvoës”, tha Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img