3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi nuk e përkrahin anëtarësimin e Kosovës KOSTT në ENTSO-E

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi kanë abstenuar në votimin e për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO-E.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga këto shtete fqinje  për këtë abstenim.

Ky është njoftimi i tij:

“Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, paskan abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e. Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve tê transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës. Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovës nga ai i Serbisë. Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT.

Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të kërkojë përgjigje e përgjegjësi zyrtare nga këto dy shtete fqinje për këtë abstenim. Kjo nuk bën të kalojë me kaq. Nuk duhet të sillemi si inferiorë.

Kosova ka treguar një gatishmëri të madhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të dyja, edhe Maqedoninë edhe Malin e Zi. Ky veprim i tyre i fundit nuk është akt i fqinjësisë së mirë. Nuk mund të mbash pozicion që Kosova është edhe e pavarur edhe pjesë e Serbisë (siç pretendon Serbia dhe siç e arsyeton ajo fushatën e egër për bllokim të Kosovës në secilën fushë). Këtë pozicion të dyfisht as nuk e pranojmë e as nuk mundemi ta tolerojmë.

Marrëveshja përndryshe shumë e dëmshme me Serbinë për energjinë e kishte vetëm një të mirë: anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e. Tash e sa vjet as kjo nuk po përmbushet. Kjo flet shumë për këtë lloj dialogu me Serbinë. Qartazi, Serbia nuk po joshet me koncesione. Prandaj duhet ta shtojmë kushtëzimin. Nuk ka normalizim pa njohje. Dhe nuk mund te ketë kurrfarë marrëveshje pa njohje”, ka shkruar Ymeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img