2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq pas takimit me Merkel: Gjermania është konsistente në qëndrimin e saj për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur pas takimit që kishte sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.

Vuçiq ka thënë se takimi me Merkel ka zgjatur rreth 40 minuta, dhe brenda kësaj periudhe ata kanë debatuar gjatë edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

“Disa minuta para ceremonisë, Merkel dëshiroi që ne të flisnim. Ne folëm për gati 40 minuta. Folëm për çështjet e rajonit, marrëdhëniet bilateral, dialogun dhe gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Vuçiq po ashtu tha se Gjermania është konsistente në qëndrimin e saj për Kosovën, mirëpo se sipas tij kjo qëndrueshmëri ekziston edhe tek përkrahja për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Presidenti serb tha se gjatë kësaj vizite ka diskutuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin mirëpo pa specifikuar temat e folura.

Ndërkaq, siç tha ai para gazetarëve, ka pasur edhe një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij e ka lavdëruar populin serb.

“Ai tha se Serbët janë një popull i madh dhe se unë përfaqësoj njerëz të mrekullueshëm. Unë jam shumë krenar sepse ai është njeriu i dytë më i fuqishëm pas Putinit”, tha ai,.

Në Paris është duke qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img